Përballimi i të nxehtit, sfidë e përditshme për shumicën e pensionistëve
Temperaturat e larta që kanë përfshirë Vlorën gjatë këtyre ditëve kanë detyruar shumë qytetarë të kërkojnë mënyra për t’u mbrojtur nga vapa. Për pensionistët, megjithatë, përballimi i të nxehtit mbetet një sfidë e përditshme, pasi përdorimi i kondicionerit konsiderohet një shpenzim që shumë prej tyre nuk mund ta përballojnë.
“Vapë e madhe, vdiqëm. Si e përballojmë? Ja rrimë nëpër hije se pensionistë jemi… Po ç’a kondicioneri me 200 mijë lek pension? Qeveria duhet të na shohë, të ngrihen tamam pensionet”, – tha një burrë.
“Ja rrugëve. Jo, nuk kam kondicioner, e kam lënë pas dore”, – tha një tjetër banor.
Shumë të moshuar tregojnë se edhe ata që kanë një kondicioner në shtëpi shmangin përdorimin e tij nga frika e faturave të energjisë elektrike. Për ta, përparësi mbeten pagesat e ilaçeve, ushqimeve dhe shpenzimeve të tjera të domosdoshme.
“Kemi kondicioner, por kur vjen puna për të paguar, nuk e dimë sa do na vejë… Kam, po s’e ndez se s’kam me se ta paguaj. E vëmë 30 minuta, 1 orë”, – tha një pensionist.
“Të na rrojë qeveria. Ja shyqyr na kanë lënë këtë çezmën në shtëpi. Nëse na dha para shteti, do blej”, – tha një tjetër burrë.
Për disa pensionistë, edhe shpenzimet më elementare janë të vështira për t’u përballuar. Ata thonë se pensionet nuk mjaftojnë për të mbuluar njëkohësisht qiranë, ilaçet dhe faturat, ndaj freskia gjatë verës mbetet një luks.
“Jam me çadra në shtëpi. Hapim dritare, dyer, të futet ajër. Nuk kam mundësi për kondicioner. Duhet të mendojnë për pensionet… Jam me qira, 190 marr, po ilaçe marr 100 mijë lek”, – tha një grua.
Në ditët kur temperaturat arrijnë vlera të larta, pensionistët e Vlorës thonë se detyrohen të zgjedhin mes nevojave bazë dhe komoditetit. Ata kërkojnë rritje të pensioneve dhe më shumë mbështetje, në mënyrë që vitet e pleqërisë të jetohen me më shumë siguri dhe dinjitet.
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut