Takimi Kosovë-Serbi, bisedime në Bruksel me negociatorët e të dyja vendeve
Bashkimi Europian konfirmoi se takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivelin e negociatorëve, do të zhvillohet të mërkurën, më 7 korrik.
Para kësaj, delegacionet e të dyja palëve do të kenë takime të ndara me përfaqësues të Bashkimit Europian.
Delegacioni i Kosovës do të takohet me përfaqësuesit e BE-së më 6 korrik, ndërsa ai i Serbisë më 7 korrik.
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Më pas do të zhvillohet takimi i të dyja ekipeve me ndërmjetësimin e BE-së.
Janë këto bisedimet e para që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, më 15 qershor.
Në këto takime pritet të flitet edhe për marrëveshjet e arritura deri më tani, si dhe për ecjen përpara të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur