Negociatat me BE-në, Ursula von der Leyen: Një premtim i dhënë duhet mbajtur

6 Korrik 2021 | 13:36

“Një premtim i dhënë duhet mbajtur”. Ishte ky mesazhi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen para Parlamentit Europian në Strasburg referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union.

Von der Leyen iu drejtua edhe kryeministrit slloven, i cili prezantoi para eurodeputetëve prioritetet e Presidencës 6 mujore të BE-së.

“Unë shpresoj që me Presidencën sllovene, ne do të mund të aktivizojmë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është në interesin tonë dhe është një çështje e besueshmërisë, sepse për Evropën, një premtim i dhënë duhet të jetë një premtim i mbajtur”, – tha  Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

Ajo shtoi se ajo mbështetet kryeministrin slloven për të vazhduar punën në çështjet  e sundimit të ligjit dhe për të promovuar besimin në qeverisjen e mirë midis taksapaguesëve.

“Europa duhet të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar një valë të katërt të COVID-19 dhe për t’i dhënë përparësi kthimit në normalitet në gjashtë muajt e ardhshëm”, u shpreh kryeministri slloven, Janez Jansa.

Ai planifikoi të organizojë një samit në muajin tetor, midis udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si një përpjekje për të fuqizuar raportet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026