Marrëveshja e Uashingtonit, Kosova dhe Serbia nuk shfaqin interes për ta zbatuar

7 Korrik 2021 | 11:09

Kur duhen dhe pak muaj nga plotësimi i 1-vjetorit të arritjes së marrëveshjes në Uashington mes Serbisë dhe Kosovës, të dy vendet duket se nuk kanë më interes për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin prej saj.

Një pikë e marrëveshjes ishte që Izraeli do të njihte pavarësinë e Kosovës, ndërsa Kosova dhe Serbia do të zhvendosin ambasadat e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ndërsa Izraelit ka njohur Kosovën dhe Prishtina ka vendosur përfaqësi diplomatike në Jerusalem, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbajtur qëndrimin se interesat e Serbisë kanë ndryshuar pasi Izraeli njohu Kosovën.

Por dhe brenda Kosovës qëndrimet kanë qenë të ndryshme. Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk do ta zbatojë marrëveshjen.

Nga ana tjetër ish-kryeministri, Avdullah Hoti, i cili është firmëtar i marrëveshjes thotë se nëse marrëveshja nuk zbatohet, Kurti rrezikon postin e tij.

Kjo çështje pritet të mbizotërojë diskutimet gjatë seancës së sotme parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa replikat kryesisht me karakter politik mes mazhorances dhe opozitës për marrëveshjen e Uashingtonit u ka dorëzuar qeverive të Kosovës dhe Serbisë studimin e fizibilitetit për menaxhimin e liqenit të Ujmanit.

Në raport propozohet krijimi i një komisioni që do të menaxhojë burimet e liqenit dhe SHBA-ja sugjeron që të ndiqet shembulli i marrëveshjes SHBA-Kanada për lumin Columbia.

Kosova dhe Serbia, më 4 shtator 2020, kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Albin Kurti: I qëndroj çdo deklarate të bërë për liqenin e Ujmanit

SHBA i dorëzon Kosovës dhe Serbisë studimin për liqenin e Ujmanit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026