A është futbolli arsyeja pse më shumë britanikë po sëmuren me COVID-19?

8 Korrik 2021 | 14:30

Burrat anglezë ishin rreth 30% më tepër të rrezikuar të prekeshin nga COVID-19 nga data 5 qershor-24 korrik dhe shkencëtarët mendojnë se turneu futbollistik Euro 2020 mund të jetë arsyeja kryesore.

Sipas studimit të fundit të Kolegjit Imperial në Londër, 1 në 170 qytetarë ishin të sëmurë aktivë gjatë kësaj periudhe, një shifër 4 herë më e lartë se fillimi i qershorit apo edhe maji.

Shkencëtarët dyshojnë se mbledhja e burrave nëpër shtëpi ose pabe për të parë ndeshjet e futbollit është arsyeja numër një për këtë trend në rritje.

Fatkeqësisht këto shifra të reja kanë ngritur dyshimet se Anglia mund të jetë duke përjetuar një valë të tretë infeksionesh.

Që nga 5 korriku, 86% e qytetarëve anglezë mbi 18 vjeç kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës ndërsa 64% i kanë marrë të dyja.

Ndërkohë, autoritetet britanike kanë ngritur alarmin se “sado që vaksinat ofrojnë një mbrojtje të mirë ndaj infeksionit dhe sëmundjeve të rënda, të vaksinuarit mundet sërish të sëmuren nga COVID-19 si dhe të infektojnë të tjerët”.

Më shumë se 94% e infektimeve në Mbretërinë e Bashkuar shkaktohen nga varianti Delta, i cili u gjend për herë të parë në Indi, dhe mendohet të jetë 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026