Pasojat e COVID-19 në ekonomi, Malaj: Qeveria të ulet sa më parë me biznesin. Xhepa: Kriza do të jetë si në 2008
Në një debat të realizuar përmes lidhjeve paralele ‘live’ në studion e Ilva Now, ekspertët e ekonomisë, Arben Malaj dhe Selami Xhepa ndanë qëndrimet e tyre sa i takon pasojave që do të ketë në ekonominë shqiptare kjo periudhë pauze gjatë të cilës vendi ndodhet në karantinë nga COVID-19.
Z. Malaj vlerësoi si të duhura masat e marra nga qeveria në shërbim të shëndetit të qytetarëve, ndërsa shtoi se skema sociale është po kaq e nevojsme sa edhe urgjenca për të sëmurët. Ai propozoi që qeveria të ulej sa më parë me biznesin për të frenuar së pari rënien e mëtejshme ekonomike.
“Masat e marra drastike në kushtet e shëndetit janë ato që duhet, është sfidë e shqiptarëve që përballen nga dy fatkeqësi në pak kohë, tërmeti dhe virusi. Lidhur me masat ekonomike, shoh shumë propozime të cilat i mbështes.
Shumë qeveri të botës premtuan skema sociale, që janë po aq të nevojshme siç është skema e urgjencës për të sëmurët. Si ta ndalim ekonominë të bjerë më poshtë, dhe për këtë rëndësi ka që palët të ulen e të shikojnë opsionet. Nuk duhet vonuar ulja me biznesin për të frenuar rënien e mëtejshme”, tha z. Malaj.
Ndërkohë, z. Xhepa vlerësoi masat e marra nga qeveria, edhe pse sipas tij në sektorin e shëndetësisë duhet të ishin marrë masa edhe më të fuqishme përmes politikave të fuqishme për të mbështetur spitalet me mjetet e nevojshme.
Sipas tij, efektet e kësaj ngjarjeje janë më të rënda se ato të krizë financiare të 2008-s.
“Kjo është një krizë që përfshin edhe sektorin financiar, edhe atë privat. Janë më shumë se 7 trilionë dollarë humbje nga kjo krizë. Sado pak, edhe ne ndikohemi nga këto shqetësime. Sot bëhet fjalë për të shpëtuar industrinë prodhuese. Duhen marrë në konsideratë edhe propozimet e opozitës, pasi kanë të bëjnë masa për të përballuar këtë periudhë 2-3 mujore”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti