‘DAM Festival’ në Prishtinë, marrin pjesë kompozitorë nga 12 vende të Ballkanit

11 Korrik 2021 | 10:31

Kompozitorët e rinj nga 12 vende të Ballkanit edhe ketë vit do të kenë mundësinë të bëhen pjese e garës në “DAM Festival” që zhvillohet në Prishtinë.

Kjo garë që nga organizatorët njihet edhe si “Konkursi i Kompozitorëve Ballkanikë” në Prishtinë, këtë vit mirëpret artistë solo, me vepra muzikore për flaut.

Kjo sipas Dardan Selimajt, drejtor i “DAM Festival”, u organizua që situata me pandeminë mos të krijojë probleme për garën.

Selimaj tregon se deri kur është i hapur aplikimi për kompozitoret e interesuar.

“Thirrja është e hapur deri më 25 korrik. Finalistët do të bëhen publikë më 6 shtator. Gara do të përmbyllet më 10 shtator, me shpalljen e fituesit”, tregoi ai.

Vepra fituese do të interpretohet nga flautistja, Susanne Peters, që sipas Selimajt është një muzikante e jashtëzakonisht e talentuar.

Ndërsa, dirigjenti e kompozitori amerikan, Gregory Charette, shton se qëllimi i garës është edhe kalimi i kufijve të Ballkanit nga këta kompozitor të rinj.

‘Qëllimi i Konkursit të Kompozitorëve Ballkanikë në Prishtinë është që t’u japë kompozitorëve, të cilët jetojnë ose kanë origjinë nga 12 vende të Ballkanit, një mundësi që t’i shtrijnë rrjetin dhe lidhjet e tyre në muzikë duke punuar me “Oerknal” dhe anëtarët e tij në prova, punëtori dhe koncerte’, tha ai.

Përpos qëllimit që t’i hapin dyert e bashkëpunimit për kompozitorët e rinj të Ballkanit ndërmjet tyre, por edhe me ata në vendet tjera të botës, ky festival, ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e specieve të rrezikuara që jetojnë në këtë pjesë të botës.

Këtë e tregon edhe çmimi kryesor për fituesin e që është “Rrëqebulli i Argjendtë”, një kafshë që jeton në viset e Ballkanit dhe rrezikohet nga zhdukja.

Juria që do të vendosë për veprën më të mirë, përbehet nga tri personaliteteve të shquara të muzikës bashkëkohore Klaas de Vries, kompozitor nga Holanda, Helen Bledsoe, flautiste që jeton midis SHBA-së dhe Gjermanisë dhe Ashkan Behzadi, kompozitor që jeton midis Iranit dhe Kanadasë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026