Organizohet festivali i madh muzikor në Serbi, zhduket frika nga pandemia

11 Korrik 2021 | 18:28

Festivali i parë i madh muzikor në Evropë që nga nisja e pandemisë, “Exit Festival” u organizua në Novi Sad të Serbisë.

Sipas organizatorëve nga e enjtja në të diel më shumë se 40 mijë pjesëmarrës kanë shijuar atmosferën, ndërsa kanë siguruar se një vatër e re e COVID-19 nuk do të kthehet.

“Ajo çfarë ne bëmë është se u kërkuam pjesëmarrësve që të na paraqesin një lloj dokumentacioni  ku dëshmohet se janë vaksinuar ose janë shëruar nga COVID, e nëse nuk kanë bërë një test, ne ofruam teste falas për blerësit e biletave,” – tha Sanjin Dukiç, drejtor i marrëdhënieve me publikun në “Exit Festival”.

Pjesëmarrësit janë të bindur dhe të etur të festojnë, pa u shqetësuar për atë çka mund të vijë më pas.

“Unë do të thosha se gjithçka është e organizuar mirë për COVID, ata kontrolluan gjithçka, të gjithë duhej të ishin testuar nga COVID ose të ishin të vaksinuar, kështu që gjithçka ishte e lezetshme dhe mendoj se është mjaft e sigurt,” – tha një e re nga Italia.

Njësoj u përgjigj dhe një turist gjerman i cili pohoi se nuk ka frikë nga virusi.

“Duhet të jemi mirënjohës për çdo koncert, për çdo festival qe organizohet sepse mendoj se shumë shpejt gjithçka do të mbyllet përsëri,” – tha Kid Drumer, një DJ nga Serbia.

Serbia kohët e fundit regjistroi mesatarisht 100 infektime të reja në ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026