Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi kërkon leje të vizitojë komunën e Zveçanit
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç pritet të vizitojë për dy ditë Kosovën.
Ministria e Drejtësisë thotë se Petkoviç ka bërë kërkesë për lejimin e vizitës në Kosovë, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2014 në Bruksel.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka miratuar kërkesën për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës për zyrtarin serb Petar Petkoviç, për datat 12-13 korrik 2021”, tha Ministria e Drejtësisë për Kosova Press.
Ministria e Drejtësisë thotë se z. Petkoviç është i detyruar të respektojë protokollin dhe agjendën, si dhe të tregojë kujdes me deklaratat politike, gjuhën nxitëse dhe retorikën kundër shtetit të Kosovës.
Sipas ministrisë, mosrespektimi i protokollit do të shoqërohet me refuzim të kërkesave të radhës.
“Çdo tejkalim i këtyre rregullave, do të ndikoj që MPJD-ja të refuzojë kërkesat e radhës nga Serbia”, shton ministria.
Petar Petkoviç do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.
Në vitin 2018, Policia e Kosovës arrestoi me forcë ish-drejtuesin e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili hyri ilegalisht duke shpërfillur institucionet e shtetit.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur