Dënohet gjuha raciste e përdorur ndaj tre futbollistëve të Anglisë
Pas ndeshjes së mbrëmshme ku Anglia humbi trofeun e Euro 2020, disa tifozë kanë shpërthyer me komente raciste ndaj tre lojtarëve të kombëtares Jadon Sancho, Marcos Rashford dhe Bukayo Saka të cilët humbën penalltitë.
Trajneri i Anglisë Gareth Southgate i cilësoi komentet të pafalshme, ndërsa përgëzoi futbollistët duke thënë se zhvilluan një kampionat të suksesshëm.
“Nuk jam i informuar mbi gjithçka, por mendimi im i parë këtë mëngjes shkon për djemtë që luajtën një kampionat të mrekullueshëm duke bashkuar të gjithë vendin, ashtu siç duhet të jetë dhe mendoj se ata ndihen krenar për atë që arritën. Që disa prej tyre të abuzohen në mënyrë raciste, kjo është e pafalshme, vërtet. Di që shumë prej atyre abuzimeve vijnë nga jashtë vendit,dhe kjo nuk është ajo çka ne përfaqësojmë. Ky turne i solli anglezët më afër njëri-tjetrit, dhe ata u identifikuan me kombëtaren dhe kjo kombëtare i bëri të gjithë krenarë”, tha trajneri.
Shoqata Angleze e Futbollit nënvizoi se tifozët që shfaqën një “sjellje të tillë të neveritshme” nuk janë të mirëpritur ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ekipi i Anglisë e ka theksuar çështjen e racizmit gjatë gjithë turneut, duke u ulur simbolikisht në gjunjë përpara të gjitha ndeshjeve.
Edhe kryeministri britanik Boris Johnson reagoi duke dënuar dhunën verbale ndaj futbollistëve të kombëtares.
“Lojtarët e Anglisë meritojnë të trajtohet si heronj, jo të abuzohet në mënyrë raciale në mediat sociale”, shkroi Johnson në Twitter.
This England team deserve to be lauded as heroes, not racially abused on social media.
Those responsible for this appalling abuse should be ashamed of themselves.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) July 12, 2021
LEXONI GJITHASHTU:
- Italia shpallet kampione e Europës duke mundur Anglinë me penallti
- Euro 2020, kupa shkon në Itali, portieri Donnarumma shpallet lojtari më i mirë
- OBSH ngre shqetësimin se dyndja e tifozëve për finalen e Euro 2020 mund të përhapë më tej COVID-19
- Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.