Irak, mbi 50 viktima nga një zjarr në spitalin për pacientët me COVID-19
Të paktën 58 persona kanë humbur jetën pas një zjarri në një prej spitaleve në jug të Irakut ku trajtoheshin pacientë me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore gjithashtu konfirmuan se mbi 100 persona kanë mbetur të lënduar në spitalin që ishte hapur vetëm tre muaj më parë.
Sipas disa zyrtarëve, zjarri ra si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik, por nuk mbetet jashtë dhe pista e shpërthimit të një bombole oksigjeni.
Kryeministri Mustafa al-Kadhimi dha urdhër për pezullimin si dhe arrestimin e drejtorit rajonal të shëndetësisë, si dhe drejtorit të spitalit.
Ky është zjarri i dytë i këtyre përmasave në një prej spitaleve të Irakut. Në prill, 82 pacientë humbën jetën pas shpërthimit të një prej bombolave të oksigjenit.
Incidenti nxori në pah neglizhencën dhe keqmenaxhimin sistematik të autoriteteve spitalore.
Aktualisht, Iraku është në mesin e një vale të re infektimesh, ku vetëm javën e shkuar u regjistruan 9 mijë raste të reja.
Pas dekadash në luftë e sanksionesh të njëpasnjëshme, sektori i shëndetësisë së Irakut ka hasur vështirësi të shumta në përballimin e virusit. Mbi 17 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve