Merren në pyetje zyrtarë të komunës për helmimin në Deçan, sekuestrohen pamjet filmike pranë Ujësjellësit
Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me helmimin masiv në Deçan.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Pejës ka firmosur urdhrin për marrjen në pyetje të disa personave, ku përfshihen zyrtarët e kompanisë ‘Hidrodrini’, që menaxhon ujësjellësin, autoritetet e mjekësisë familjare në Deçan dhe personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi tha se është urdhëruar sigurimi i videove nga kamerat e sigurisë në atë zonë.
Komuna e Deçanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Mbi 1500 persona kanë kërkuar ndihmë si pasojë e helmimit.
Për këtë ngjarje, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po kryhen disa analiza të tjera, jashtë Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës