Deputeti i zgjedhur Etjen Xhafaj: Sfidat ku PS duhet të përqendrohet në mandatin e tretë
Partia Socialiste në muajin shtator do të marrë drejtimin e mandatit të tretë pas fitores së arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Por cilat janë planet dhe sfidat e qeverisë në këtë mandat dhe çfarë roli pritet të luajë opozita shqiptare?
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj i pranishëm në “Raw Politics” theksoi se mandati i dytë i qeverisë ka qenë i kushtëzuar, ndërsa këtu përmendi raportin me opozitën pasi hoqi dorë nga mandatet dhe doli nga parlamenti dhe dy ngjarjet e rënda si; tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe epidemia e COVID-19.
Ai theksoi se me nisjen e legjislaturës së re në muajin shtator, pozita dhe opozita duhet të punojnë për të tejkaluar pasojat e epidemisë.
“Mandati i dytë është kushtëzuar nga një marrëdhënie me opozitën, sepse hoqi dorë nga mandati. Opozita ka një rol që nuk është vetëm kritika por edhe pjesëmarrja në debatin publik. Përballë kemi dy sfida, efektet e tërmetit dhe pandemisë që duhen menaxhuar nga palët politike. Ka edhe dy sfida të tjera, integrimi evropian dhe rimëkëmbja ekonomike. Me efektet e epidemisë dhe tërmetit ka nevojë që të gjitha palët të përfshihen dhe të gjejnë zgjidhje”, tha ai.
Ai tha se qeveria ka treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar për çështjet madhore me opozitën, por kjo e fundit shtoi Xhafaj jo vetëm që nuk ka pranuar të bashkëpunojë për këtë , por ka luajtur rolin bllokues sa i takon integrimit në Bashkimin Evropian.
“Dora ka qenë e shtrirë për çështjet e mëdha. Unë kam qenë tre vite zv.ministër i Jashtëm dhe në të gjitha kancelaritë ku shkonim dhe nëse kishte qenë opozita më përpara kishte një mal me baltë dhe balta nuk është mbi qeverinë, por mbi shqiptarët. Ne duhet të distancohemi nga kjo”, tha Xhafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut