Korrespondetja e Euronews Giorgia Orlandi pasqyron situatën në spitalet italiane

18 Mars 2020 | 20:01

Korrespondentja e Euronews Giorgia Orlandi intervistoi doktorin Lorenzo D’Antiga rreth emergjencës së coronavirusit në qytetin e Bergamos.

Ajo ka pasqyruar situatën atje dhe vështirësitë që kanë spitalet për të shtruar pacientët e infektuar me coronavirus në mungesë të shtretërve.

Doktori Lonrenzo D’Antiga thotë se atyre u duhet të transferojnë pacientët në spitale të tjera, por të gjithë repartet e kujdesit intensiv dhe reanimacionet janë të mbushur.

Ai e quan këtë një pengesë të madhe pasi të gjitha vendet janë të zëna, ku 20 prej tyre të mbushura me pacientë që vuajnë nga sëmundje të tjera dhe 80 nga pacientë të infektuar nga coronavirusi. 

I pyetur se cilat janë hapat e ardhshëm, doktori thotë se do të izolojnë pacientët në një zonë të spitalit, me shumë gjasa në departamentin e emergjencës. 

“Më pas do të na duhet t’i spostojmë ata në spitale të tjera, larg prej këtu, pasi spitalet afër janë në të njëjtën situatë. Kemi një dyndje të hyrjeve, por jo të daljeve. Për këtë do të na duhet  të zëvëndësojmë repartin e brendshëm mjekësor në mënyrë që të krijojmë hapësirë për pacientët me coronavirus.Gjysma e spitalit po punon me këta pacientë”, shprehet ai.

Doktori shpjegon se deri më tani kriteret për kujdesin intesiv janë të njëjtat. Pacientët shumë të vjetër me sëmundje të rënda nuk mund të izolohen. 

“Nëse numri vazhdon të jetë në rritje atëherë do na duhet të zgjedhim.Sepse ne kemi në repart 400 pacientë dhe repartet për kujdesin intensiv janë gjithsej 4.Pra,nëse situata përkeqesohet do të vendosim të mos asistojmë pacientë të cilët 6 muaj më parë mund t’i asistonim”, thotë Lonrenzo D’Antiga.

Me mbi 30,00 raste, Italia është vendi i parë në Evropë me numrin më të madh të pacientëve të prekur nga coronavirus.

Teksa jeta në provincën e vogël të Codugnos, po i kthehet normalitetit tani epiqendra e viusit në Itali është Bergamo një qytet i madh por që shëndetësia po has shumë vështirësi, sipas mjekut të spitalit Papa Giovanni i 23-të. 

Ai shpjegoi se ka 50 pacientë të rinj çdo ditë, të cilët kanë nevojë për kura dhe terapi intensive, por shtretërit brenda repartit janë në mungesë dhe në këto kushte të prekurit duhet të spostohen në rajone të tjera të Italisë.

Qeveria ka vënë në dispozicion 25 miliardë euro për të mbështetur familjet dhe bizneset, por edhe shëndetësinë publike.

20,000 mjekë dhe infermierë do të punësohen në spitale si dhe të rinjtë të diplomuar në mjekësi do të nisin të punojnë në to.

Ndërkohë, ekspertët e mjekësisë na bëjnë me dije se është e rëndësishmë të ndjekim rregullat dhe të marrim masat për të ulur përhapjen e epidemisë.

46,000 janë gjobat që janë kryer nga autoritetet përkatëse për të gjithë ata të cilët nuk kanë rrespektuar masat të vendosura nga qeveria.

 

Raportuar nga Giorgia Orlandi për Euronews Albania nga Roma.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021