Cirku Kombëtar probleme me truallin, Përmbarimi kërkon uljen e çadrës së institucionit
Në Cirkun Kombëtar numërohen dhjetëra probleme. Duket se shkaktari kryesor dhe vendimtar për lënien mënjanë të tij dhe shumë pasojave të tjera, sipas artistëve, është bërë problemi i truallit ku është ngritur çadra.
“Problemet që kemi me truallin, gjithmonë kanë penguar Ministrinë e Kulturës për të bërë një investim për Cirkun. Mesa dimë kjo ka qenë pengesa që cirku nuk po zhvillohet aty siç duhet pasi ende nuk dihet se si do të eci procesi gjyqësor mes ministrisë dhe pronarit të truallit”, tha Julian Kazazi, kryetar i Sindikatës.
Ky shkak sipas artistit dhe kryetarit të sindikatës së Cirkut Kombëtar, Julian Kazazi ka bërë që Ministria e Kulturës të mos investoj aq sa duhet në këtë institucion.
“Ne jemi cirk kombëtar por nuk kemi mundësi për të organizuar aktivitetet jashtë Tiranës”, thotë artisti.
Ndërsa investimi në mjetet e reja, ku artistët ekzekutojnë numrat është pothuajse i papërfillshëm. Situata e ngërçit ka shkaktuar edhe Largimin e shumë artistëve të rinj të talentuar.
Dita që Cirku të jetë si i 4 dekadave të shkuara duket larg. Edhe pse titulluari i këtij institucioni arriti që të rinovonte dy palestra, tashme cirku po përballet me problemin e kahershëm, pasi zyra e përmbarimit ka kërkuar uljen e çadrës së Cirkut dhe bllokimeve të llogarisë, duke i lënë afat ditën e hënë.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta