Poeti lirik Skënder Rusi vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi” i Korçës
Në 69-vjetorin e lindjes së tij, poeti lirik Skënder Rusi është vlerësuar nga Këshilli Bashkiak i Korçës me titullin “Qytetar Nderi”.
“Këshilli i bashkisë Korçë i jep titullin” Qytetar Nderi “i qytetit të Korçës zotit Skënder Rusi me motivacionin, për kontributin e tij të shquar në botën e letrave, si dhe për shpirtin e tij poetik kushtuar Korçës dhe korçarëve”, tha Erjon Nexhipi, kryetar i Këshillit Bashkiak të Korçës
Për djalin e tij, Eris Rusi ky është një titull i cili vjen pas një pune kolosale që babai i tij ka dedikuar qytetit të Korçës.
“U vlerësua një poet për një karrierë 50 vjeçare në rrugëtimin e poezisë, me një botim prej 25 librash përgjatë kësaj hapësire gjysmëshekullore dhe vlerësimi bëhet mbi një meritë mbase që është specifik identifikuese, veçanërisht për poetin Skënder Rusi. Ai ka kushtuar një libër me poezi vetëm një qyteti, qytetit të Korçës. Gjithë libri ka poezi për gjithë imtësinë që ky qytet fal në panoramën shqiptare dhe me gjere”, tha ai.
Poeti korçar në fund kishte dy fjalë për personat që ishin prezent në evenimentin dedikuar atij.
“Do vazhdoj ta lartësoj Korçën ashtu siç e meriton ajo, ashtu siç e meritojmë ne të gjithë”, tha poeti.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta