Hapet ekspozita ‘Grand Art 1970’ në Prishtinë, shfaqen 111 punime

18 Korrik 2021 | 11:12

Kjo pikturë e piktorit të njohur shqiptar Gjelosh Gjokaj, është njëra nga 111 punimet origjinale që janë ekspozuar në Galerinë e Arteve të Kosovës.

Ato janë pjesë e ekspozitës “Grand Art 1970” dhe po paraqiten për herë të parë për publikun në këtë formë, pas më shume se 40 viteve, prej kur janë punuar.

Deri me tani ky koleksion i veprave nga krijuesit më me nam të Kosovës, kanë qenë pronë e hotelit më të njohur në Prishtinë në kohen e ish-Jugosllavisë, Grand Hotelit.

Pas një procesi të gjatë dhe jo të lehtë, këto vepra të artistëve kosovarë, që kanë arritur të shpëtohen, janë shpronësuar dhe i kanë kaluar në pronësi Galerisë.

“I kemi rreth 27 emra autorësh pjesëmarrës”, tha Naim Spahiu, drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës.

Humbja e këtyre veprave, sipas historianes së artit, Vesa Sahatçiu, e cila ka qenë e pjesë e procesit të sjelljes së tyre në Galeri, do të ishte dëm i madh për historinë e artit të Kosovës.

Prandaj, ajo e konsideron fat, por edhe shembull i mirë edhe për veprat tjera që mund të shpëtohen e ruhen.

Edhe titulli i kësaj ekspozite korrespondon jo vetëm me emrin e Grand Hotelit, por edhe me madhështinë që kanë këto vepra e këta autorë që janë paraqitur aty.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026