Ekspozita “999 portretizime”, fotoreporteri David Hardy sjell profile të ndryshme të shoqërisë
Ekspozita “999 portretizime” nga fotoreporteri David Hardy, një projekt i angazhuar që ka nisur që në 2019, në pamje të parë duket sikur ka bashkuar dhe ka shkrirë në një hapësirë portrete të ndryshme.
Objektivi dhe synimi i Davidit në fakt shkon përtej dhe mbetet së pari njohja dhe bashkimi i profileve dhe asaj që gjithsecili mbart në vetvete.
“Nuk është vetëm një fotografi e portretit të tyre, është shumë më shumë se kaq. Shpeshherë tek çdo njeri, tek secili prej nesh rëndojnë problematikat e jetës, për mënyrën sesi e konceptojnë ata largimin nga Shqipëria. E para, e kanë parë si sfidë personale ndaj vetes. E dyta, duan të kenë një foto të tyre reale, si janë ndjerë në atë moment”, u shpreh fotoreporteri.
Deri më tani, pas një pune të gjatë David ka mundur të realizojë vetëm 540 portrete, por edhe në këtë projekt misioni i fotoreporterit nuk ka ndryshuar për të shpalosur të plotë dhe të pastër realitetin e një shoqërie.
“Jam përpjekur gjithmonë dhe kam dashur ta prek përmes fotove të mia, jo vetëm tek pjesa e portreteve, por edhe në projekte të tjera që kam ndërmarrë që janë personale, të mund të nxjerr në pah diskriminim e dhunë ndaj grave, komunitetin rom”, tha David.
Gjyljana Bakalli është një nga të rejat që me dëshirë ju bashkua këtij projekti.
“Duhet të jemi të vërtetë me veten. Duke qenë më të thjeshtë, më njerëzor, mendoj që do të bëjmë një shoqëri më të mirë”, u shpreh ajo.
David ndan me ne edhe mënyrën e kompozimit të secilit portret.
“Duke qenë se fotot janë rezalizuar nëpër rrugët e Tiranës kanë pasur edhe sfidat e veta, kanë qenë edhe shumë të bukura sepse përpos portretit jam përpjekur që mund të alternoj me pjesën e sfondit, të ngjyrave ndërtesave të Tiranës, të dyerve të vjetra”, u shpreh David.
Kjo ekspozitë do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më 21 Korrik në “Europë House”, e ndërsa David Hardy këtë projekt dëshiron ta përmbyllë me tre libra, ku do të gjendet secili portret i fiksuar për t’u bërë pjesë e kujtesës së një shoqërie.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta