Kryeministri Rama thirrje qytetarëve të ruhen nga varianti Delta i COVID-19

19 Korrik 2021 | 11:31

Ndërsa vizitoi ditën e parë të vaksinimit të hapur për të gjitha moshat në një qendër shëndetësore në Dimal, kryeministri shqiptar Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Varianti i ri (Delta) është një variant agresiv, përhapet shpejt dhe është i rrezikshëm kur kap të pavaksinuarit. Vaksinimi nuk e bën 100% të paprekshëm individin nga virusi, por e bën virusin shumë më të dobët,”  – deklaroi Rama, teksa vlerësoi mënyrën si qeveria e tij kishte menaxhuar me efikasitet përballimin e situatës.

Kryeministri theksoi dobitë e vaksinimit duke thënë se përballimi i COVID-19 tek të vaksinuarit është shumë më i thjeshtë, pa shtrime në spital dhe vështirësi shëndetësore.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në rang vendi ka 156 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri i viktimave nga Sars-Cov2 është ulur ndjeshëm krahasuar me muajt e tjerë. MSH llogarit se 2,456 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në vend.

Shqipëria ka injektuar mbi 1 milionë vaksina sipas ministrisë.

Vaksinimi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar përgjatë një jave, si një nismë e qeverisë për të promovuar mbrojtjen kundër COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026