Lista e patronazhistëve, mbi 160 qytetarë padisin PS-në për keqpërdorim të të dhënave personale
Mbi 160 qytetarë kanë vendosur të padisin Partinë Socialiste për keqpërdorim të të dhënave personale në lidhje me një listë shumë-emërore të rrjedhur në internet me të dhëna të ndjeshme.
Padia u depozitua mesditën e sotme në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion nga organizata rinore “Guxo”, e cila do të jetë përfaqësuese e tyre. Përmes padisë, grupimi qytetar kërkon:
- Konstatimin si të paligjshëm të mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave nga PS;
- Fshirjen e çdo të dhëne personale nga kompjuterët, serverat, telefonat dhe pajisje elektronike të PS;
- Ndëshkimin me sanksione administrative të PS;
“Të rinjtë e konsiderojnë të papranueshme që të dhënat e tyre të mblidhen, përpunohen dhe publikohen paligjshmërisht për interesa elektorale,” – shkroi në një komunikim për shtyp organizata Guxo.
Çështja e njohur si “lista e patronazhistëve” nxiti debat gjatë muajit prill pasi rrodhi në portalin Lapsi.al, drejtuar nga gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët këmbëngulën se ajo ishte përpiluar nga PS.
Lista përmbante emrat e votuesve me të dhëna të kartave të identitetit, vendndodhjen, vendbanimin, vendin e punës, preferencën e votës, apo dhe gjendje të caktuara si pritshmëri për aplikime apo kërkesa në institucione. Disponimi partiak i këtyre të dhënave të ndjeshme, u dënua nga publiku si abuzim me menaxhimin e të dhënave nga institucionet shtetërore, të cilat zakonisht kanë këtë nivel informacioni personal.
PS nuk ka pranuar se lista e rrjedhur në media është përpunuar prej zyrave të saj, mirëpo në disa deklarata publike, Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje rolin e të ashtuquajturve “patronazhistë”, të cilët sipas socialistëve janë anëtarë vullnetarë që mbledhin të dhëna për databazën elektorale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta