Vizita e Erdogan në Qipro, presidenti turk sulmon “armiqtë e qipriotëve turq”, reagon Athina

20 Korrik 2021 | 14:16

Presidenti turk Erdogan dhe udhëheqësi qipriot turk Ersin Tatar bënë me dije  planet për të rihapur një pjesë të qytetit të Famagusta në Qipron e pushtuar nga Turqia.

Tatar, një ithtar i lidhjeve të ngushta me Ankaranë, tha se autoritetet planifikojnë të heqin statusin ushtarak për një pjesë të zonës, duke shtuar se 3.5 përqind të qytetit do t’i jepet statusi civil.

Ministria e Jashtme në Athinë reagoi duke dënuar një aksion të tillë.

“Turqia duhet të ndalojë menjëherë sjelljen e saj provokuese e të paligjshme dhe të pajtohet me ligjin ndërkombëtar,” thuhet në deklaratën e Ministrisë greke.

Njoftimi u bë gjatë një vizite dy-ditore të Erdogan, që përkon me përvjetorin e pushtimit turk të Qipros në 1974 që ndau ishullin Mesdhe përgjatë vijave etnike.

Në fjalën e tij, Erdogan sulmoi “armiqtë e qipriotëve turq”, përfshirë Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis.

Presidenti turk përsëriti thirrjen e tij për një “zgjidhje me dy shtete” në Qipro, ndërsa kritikoi Bashkimin Evropian i cili e ka hedhur poshtë idenë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha në fillim të këtij muaji se  blloku anëtar në të cilin Qipro u bashkua në vitin 2004 nuk do të “pranonte kurrë” një marrëveshje të tillë.

Qindra grekë qipriotë organizuan një protestë kundër vizitës së Erdoganit në Varosha, një periferi e braktisur e qytetit të Famagusta që deri vonë kishte qenë jashtë kufijve dhe nën kontrollin e rreptë ushtarak turk. Varosha kishte mbetur bosh që nga 1974, por Turqia dhe autoritetet turke qipriote vitin e kaluar lejuan hyrjen në zonë. Kjo shkaktoi zemërimin e banorëve  qipriotë grekë të Varoshës, të cilët e panë masën si një përpjekje për t’i bërë presion që të heqin dorë nga të drejtat e tyre mbi pronat e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026