196 viktima nga përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë, 200 të tjerë të zhdukur
Të paktën 196 viktima kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë, por bilanci pritet të jetë edhe më tragjik, pasi rreth 200 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Ndërkohë, të paktën 750 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Qeveritë e dy vende kanë mbajtur 1 minutë heshtje dhe nderime për personat, të cilët humbën jetën gjatë përmbytjeve.
Belgjika nderoi me 1 minutë heshtje 31 viktimat, ndërsa gjatë ditës së sotme flamujt u ulën në gjysmë shtizë.
Mbreti Filip dhe kryeministri belg, Alexander De Croo u takuan me personat e prekur dhe forcat e ndihmës së shpejtë, të cilët ende vijojnë operacionet për të përballuar situatën katastrofike të krijuar nga përmbytjet.
Kancelarja Angela Merkel po ashtu vijon të vizitojë zonat më të prekura të Gjermanisë.
Një ditë më parë ajo premtoi se do përmirësonte sistemin e paralajmërimit të katastrofës në vend, duke kritikuar atë çka ndodhi me përmbytjet e ditëve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në