Festivali i muzikës Jazz në Tiranë, Hemingway Fun Club sjell edicionin e tetë me 34 artistë të huaj
Hemingway Fun Club Albania ka sjellë në edicionin e tetë festivalin kushtuar muzikës Jazz. Në këto dy netë do të performojnë 34 artistë të huaj.
Eventi zhvillohet në oborrin e Univeristetit Politeknik të Tiranës, i cili është kthyer edhe këtë vit në skenën e muzikës Jazz.
Ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha kushtuar rrymës muzikore të jazz-it.
Të dyja netët do të mbajnë titullin e romanit të shkrimtarit të njohur Ernest Hemingway “Dhe dielli lind përsëri”, ndërsa u kujtua edhe ditëlindja e tij.
Në natën e parë, mbrëmjen e kaluar u ngjitën në skenë Rumba de Bodas, Devon and JahBrothers, Roy Paci dhe Aretuska.
Ky Edicion ka pritur 34 artistë të huaj nga vende te ndryshme të Evropës për ti dhënë ngjyrat e vërteta festës më të bukur kushtuar muzikës Jazz.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta