Kredia për shpenzimet e COVID përplas opozitën dhe qeverinë në Kuvendin e Kosovës
Rishikimi i buxhetit për vitin 2021 ka shënuar përplasjen e radhës mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës. Pretendimi i qeverisë për të marrë një kredi për mbulimin e pasojave të COVID është kundërshtuar nga deputetët e opozitës. Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë se është duke mashtruar kreditorët ndërkombëtarë për një kredi, termat e së cilës janë hartuar në bazë të të dhënave të pasakta.
“Praktikisht jeni duke i mashtruar kreditorët ndërkombëtarë për të marrë kredi për një çështje e cila nuk ekziston. Nuk kemi nevojë të veproni kështu[…] Kjo çështje ka për të bërë problem edhe në seancë, ju i keni votat dhe e kryeni, por ta dini dhe ta keni të që qartë çka jeni duke bërë”, tha ish-kryeministri.
Reagimin e Hotit e ka konsideruar inat politik ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Megjithëse sot po votohen të gjitha nenet një nga një edhe ato që s’kanë amendamente, sa i përket asaj që u tha nga deputeti Hoti, nëse doni të shfrytëzoni këtë rast ose këtë paragraf si arsyetim para qytetarëve dhe keni vendos të mos e votoni kredinë për çështje politike”, tha ministri i Financave.
Kundër këtij neni dolën edhe deputetet e PDK e AAK.
“Po flasim për 25 milionë euro dhe po flasim për një shumë tjetër, përtej atij 25 milionëshit. Shuma prej 25 milionë e ratifikuar s’ka nevojë të vijë për ratifikim. Pra, po flasim për një shumë mbi 60 milionë. Këto janë gjëra të ndryshme. Nëse do të formulohej ky nen kështu prej Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave do të befasohesha shumë. Por jam i sigurt që është formuluar prej ndonjë departamenti tjetër. Kështu që nuk mundem të bie dakord”, tha Bedri Hamza, deputet i PDK.
Seanca parlamentare për miratimin e kësaj kredie, në rishikimin që i është bërë buxhetit, pritet të mbahet më 28 korrik në orën 10:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta