“Destinacion” mes peizazheve unike të Bjeshkëve në Buzëmadhe të Kukësit   

22 Korrik 2021 | 18:30

“Destinacion” udhëton në Buzëmadhe të Kukësit, një fshat me bukuri të pamat natyrore dhe me njerëz bujarë e punëtorë.

Për të shkuar në Buzëmadhe duhet të merrni rrugën nacionale Kukës-Peshkopi e cila ka shumë kthesa por është e asfaltuar. Nga qendra e Tiranës deri në fshat rruga zgjat rreth 3 orë e gjysmë, sidomos kur e bën për herë të pare dhe nuk e njeh mirë. E vetmja tabelë që ju orienton drejt Buzëmadhes është Teqja e Dervish Ismailit. Merrni majtas e ecni nëpër rrugën me çakull e cila mund të kalohet lehtësisht nga çdo makinë.

Toponimi i këtij fshati në kohë të hershme ka qenë Buzëmali, sepse ky fshat i bukur shtrihet mes tre maleve, por me kalimin gojë më gojë u transformua në Buzëmadhe.

Ndalesa e parë në këtë fshat është teqeja e Dervish Ismailit, e cila ndodhet në mes të një godine shërbimesh hotel e restorant që është ndërtuar pikërisht për pelegrinët e shumtë, që vijnë këtu për të marrë bekime e për të gjetur zgjidhje. Ajo është trashëgimi e familjes Shehu, dhe të gjitha ofrohen falas për besimtarët, të cilët të enjtet mbrëma i kalojnë në vendin e shenjtë.

Oborri i familjes Shehu është mbushur me makina të larta dhe prej këtej të gjithë nisen në bjeshkë, për të festuar ditën e Buzëmadhes që është caktuar të jetë si festë në çdo 20 korrik.  Rrugës për te vendi i festës të ofron një peizazh unik të bjeshkëve të Korit të Bardhë,  një burimi uji që është aq shumë i ftohtë sa nuk e mban dot dorën në të as 30 sekonda.

Banorët kanë ngritur çadrat te vendi i festës dhe kanë ndezur zjarre për të pjekur mishin e flinë, gatimin karakteristik të zonës. Sokol Hoda, kryeplaku i fshatit tregon më shumë detaje për Buzëmadhen.

“Ne jemi një fshat malor me 45 familje dhe merremi me bujqësi e blegtori. Festa që po zhvillojmë është një promovim për turizmin dhe Buzëmadhe është një vend shumë i bukur për turizëm malor. Fshati ka ujë, ajër të pastër, mikëpritje të jashtëzakonshme nga banorët e zonës,“ tha z. Hoda.

Festa e Buzëmadhes organizohet nga Muharrem Durra dhe Ylli Shehu, që cilët duan të promovojnë vlerat dhe mbajnë të bashkuar banorët e zonës së tyre, përpos qëllimit kryesor, promovimin e turizmit në Buzëmadhe.

Të rinjtë e fshatit, nën muzikën e cyrleve e daulles kapen dorë më dorë e hedhin valle. Në krye lënë një çift turistësh rumunë që është gjendur rastësisht në bjeshkë dhe është ftuar nga banorët e Buzëmadhes për të festuar me ta. Në mes të të pranishmëve ka shumë që kanë ardhur nga Tirana, për këtë festë të rëndësishme që i mbledh të gjithë bashkë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024