Agjencia e Tenderëve me punonjës pa eksperiencë në administratë, mëson Euronews Albania

22 Korrik 2021 | 16:00

Në krye të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, që tenderon miliarda lekë në vit, është komanduar Nertina Mihali.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për Euronews Albania se drejtoresha në detyrë, më herët ka qenë pjesë e agjencisë në një pozicion tjetër.

Mihali zëvendëson në këtë detyrë Edlira Naqellarin, e shkarkuar pak ditë para se SPAK ta arrestonte së bashku me 8 vartës për abuzimin me tenderin e uniformave të policisë.

Krahas mungesës së statusit të nëpunësit civil, Euronews Albania zbulon edhe historikun e punonjësve të agjencisë të vënë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas regjistrit të Departamentit të Administratës Publike, Edlira Naqellari ka filluar punën në agjenci 3 muaj pas krijimit të saj me vendim qeverie. Ndërkohë, Flutura Çekrezi ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme që në korrik të 2016-s. Anisa Bogdani dhe Ani Omuri janë punësuar në agjenci në të njëjtën datë, 3 muaj pas krijimit, ndërsa Kreshnik Bejkaj në dhjetor të 2019-s.

Gëzim Mingaj është zyrtari i akuzuar më me eksperiencë në agjenci, pasi rezulton pjesë e Ministrisë së Brendshme që në vitin 2014 si përgjegjës i sektorit të riparimit të mjeteve, ndërsa në vitin 2019 është transferuar në agjencinë e blerjeve të përqendruara.

Ndërkohë, në përgjigjen e dhënë për Euronews Albania, Departamenti i Administratës Publike thotë se për Fatmir Demnerin rezulton se punësimi i fundit ka qenë në pozicionin drejtor i shërbimeve mbështetëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Po ashtu, DAP thotë se nga verifikimi i bazës unike nuk ka të dhëna për punonjësit Mariglen Buzali dhe Klevis Hasani. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, marrëdhëniet e punës së punonjësve të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara rregullohen sipas dispozitave të kodit të punës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026