Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19, Tirana më shumë infektime

22 Korrik 2021 | 17:49

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka shkuar në 232, duke shënuar rritje në krahasim me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 34 raste të reja me virusin COVID-19 në 3348 testime të kryera.

Nga këto: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërkohë që janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      34

Të shëruar në 24 orë     12

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3348

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              93

Vlorë                25

Durrës              22

Kukës                21

Elbasan            18

Shkodër           14

Lezhë               14

Fier                   12

Korçë                7

Berat                5

Gjirokastër        1

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026