Fiton Laçi, Partizani, Vllaznia dhe Teuta zhgënjejnë në Conference League

22 Korrik 2021 | 22:30

Laçi ka arritur fitoren në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League duke mundur me rezultatin 1-0 rumunët e Universitatea Craiova. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi në “Elbasan Arena” falë golit të Zarubicës në pjesën e parë. Bardhezinjtë do kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër pas një jave në transfertë.

Vllaznia mundet minimalisht në Qipro. Goli i Scepoviç në shtesën e pjesës së parë vendosi fatin e këtij takimi. Te enjten e ardhshme shkodranët do provojnë përmbysjen në “Loro Boriçi”.

Teuta ka zhgënjyer në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”. Skuadra e Edi Martinit u mund në shtëpi 0-2 nga skuadra Inter Escaldes, kampione e Andorrës. Dy golat e sulmuesit Soldevila kanë thyer kampionët e Shqipërisë, të cilët javën e ardhshme luajnë në transfertë e do kenë një mision të vështirë për të përmbysur rezultatin.

Edhe Partizani nuk ka mundur që të marrë një rezultat pozitiv ndaj Basel në takimin e parë të raundit të dytë të Conference League. Të kuqtë u munde 3-0 në Zvicër, me Stocker dy herë dhe Arthur që shënuan në portën e Hoxhës. Skuadra e Ilir Dajës rezistoi deri në minutën e 43, ndërsa u ndëshkua dhe dy herë në pjesën e dytë.

Në fushën e lojës ishte dhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë Taulant Xhaka, i cili luajti për 65 minuta, për t’i lënë vendin me pas lojtarit të përfaqësueses së Kosovës Edon Zhegroves. Ky i fundit goditi dhe shtyllën, pak minuta para fundit të kohës së rregullt. Ndeshja e kthimit do luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.

Shkupi po ashtu është mundur me rezultatin 0-3 nga skuadra portugeze e Santa Clara. Një autogol në pjesën e parë dhe dy realizme në fraksionin e dytë e bëjnë kualifikimin një mision gati të pamundur për Shkupin, që javën e ardhshme udhëton drejt Portugalisë. Shkëndija e Tetovës po ashtu ka zhgënjyer në ndeshjen e para, duke u mundur nga Riga. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës humbën 2-0 në Letoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026