“Rishkrimi i historisë nuk do të thotë përmbysje”, ku gaboi Mid’hat Frashëri sipas Paskal Milos
Historiani Paskal Milo e cilësoi të gabuar veprimtarinë politike të Mid’hat Frashërit. Në emisionin Row Politik, në Euronews Albania historiani komentoi deklaratën e tij pak muaj më parë, ku tregoi që kishte zbuluar se Mid’hat Frashëri ishte takuar disa herë me Napoleon Zervas, një nga përgjegjësit kryesore të shfarosjes së popullsisë çame.
Z. Milo theksoi se e vlerëson shumë punën e Mid’hat Frashërit si albanolog, por shtoi se veprimtaria politik e tij ishte e gabuar. Ky fakt, tha z. Milo, duhet të pranohet edhe nga që e mbrojnë.
“Kam respekt për të si albanolog. Ai kishte lënë edhe testament që kur të vdes të më varrosni në një qoshe të oborrit të Institutit të Shkencave. Gabimi i tij, që duhet të pranohet edhe nga ata që e mbrojnë, është se nuk ishte politikan. Këtu gaboi. Gur prove në të gjitha epokat historike për çdo njeri është raporti mes lirisë, pavarësisë së vendit të vet dhe pushtuesit të huaj. Ka bërë gabim, nuk them krim, ai gaboi. Për atdhetarizmin që kishte, gaboi”, tha historiani.
Rishkrimi i historisë sipas z. Milo nuk duhet konceptuar si përmbysje, por rishikim i disa tezave. E njëjta gjë vlen edhe në rastin e Mid’hat Frashërit, figura e të cilit sipas tij nuk duhet përmbysur vetëm pse historianët para viteve ‘90 e paraqitën bardhë e zi për shkak të sistemit.
Në një deklaratë për mediat disa muaj më parë, historiani Paskal Milo tha se nxjerrja në dritë e shumë fakteve të reja do të sjellë shumë debat, ndërsa zgjodhi të ndajë dy dokumente të fundit që i kishin rënë në dorë nga kërkimet.
“Ka të bëjë me Mid’hat Frashërin, i cili nga një deri në tre maj të vitit 1944 ka takuar Napoleon Zervas, një nga përgjegjësit kryesore të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i ballit kombëtar është ulur në bisedime me të, për të bashkëpunuar në kohën e luftës”, pati deklaruar historiani Paskal Milo.
LEXONI GJITHASHTU:
Paskal Milo: “Historinë e shqiptarëve” nuk do ta shkruajë Skënder Gjinushi, por historianët
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta