Ministria e Arsimit sqaron për Euronews Albania: Mësuesit, jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

23 Korrik 2021 | 16:31

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026