Përplasja brenda koalicionit, nënkryetari i LDK: Kurti e nënshkroi me dorën e vet shkarkimin. Qeveria e re, gati shumë shpejt
Në një kohë kur tensionet mes aleatëve të koalicionit të sapomiratuar qeveritar në Kosovë janë rritur shumë, në një lidhje ‘live’ me Ilva Now nënkryetari i LDK, Lufti Haziri tha se kryeministri Albin Kurti ishte ai që e nënshkroi me dorën e vet shkarkimin e tij, duke bërë atë që z. Haziri e quajti vetëvrasje politike.
I pyetur nëse ishte pikërisht ky momenti i duhur për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosovën, është në ethet e coronavirusit, z. Haziri tha se ishte vetë kryeministri Kurti ai që e kishte shpërdoruar shansin e dhënë për të qeverisur Kosovën dhe për të drejtuar dialogun me Serbinë.
Me shkarkimin e ministrit të Brendshëm, që ishte njëkohësisht drejtuesi i përballimit të krizës për shkak të virusit, Kurti i kishte hapur rrugën qeverisë së re dhe shkarkimit të tij.
“Ne jemi partneri i vetëm i Kurtit, ne kemi pjesëtuar pushtetin dhe kemi pranuar t’i japim rolin qeverisës. Ai i injoroi njëanshëm këto propozime duke shkarkuar z. Veliu si ministër i Brendshëm. Me këtë ka bërë vetëshkarkim politik, vetëvrasje politike dhe ajo që do të ndodhë është vetëm procedurale, se ai e ka nënshkruar me dorën e vet shkarkimin”, tha ai.
Qëndrimin neutral të Vjosa Omsanit, z.Haziri e lidhi me funksionin e saj kushtetues si kryetare e Kuvendit të Kosovës, dhe si e tillë e të gjithë qytetarëve, edhe të opozitës, ndërsa shtoi se ajo është përfaqësuese e LDK dhe ndan të njëjtat qëndrime me këtë parti.
Z. Haziri e përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nisur nga situata e pandemisë, por tha se qëllimi është të krijohet një shumicë e re parlamentare dhe ajo do të formojë një qeveri të re në Kosovë.
“Ne kemi sugjeruar një qeveri të përkohshme gjithëpërfshirëse, të unitetit ku të gjitha partitë politike, ku futet edhe VV, të bashkohen sepse Kosova po kalon edhe luftën ndaj pandemisë”, tha ai.
Sipas z. Haziri, me politikën e tij kundër heqjes së taksës 100 % ndaj Serbisë, kryeministri Kurti ka tradhtuar besimin e aleatit më të rëndësishëm të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane