Sali Butka kthehet në Kolonjë, një përmendore në mes të qytetit për atdhetarin e shquar

24 Korrik 2021 | 19:27

Figura e atdhetarit Sali Butka është nderuar duke i vendosur një bust në qendër të Kolonjës.

Për kryetarin e bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ky është një vlerësim i munguar i një kolonjari të madh, që ka bërë shumë për atdheun.

“Në historinë e saj ka kontributin më të madh në shtetformimin shqiptar; na takon që në këtë copë tokë të vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar jo vetëm për Kolonjën, por për Shqipërinë”, u shpreh Erion Isai, kryetari i Bashkisë Kolonjë.

Uran Butka, nipi i patriotit të madh shprehet se gjyshi i tij përfaqëson një figurë sakrifikuese për Shqipërinë.

“Sali Butka përfaqëson njeriun që jetoi dhe vdiq për çështjen kombëtare me motivin ‘për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë’”, tha Uran Butka.

Për historianin Niko Kotherja, Sali Butka është një personazh që ka lobuar dhe shërbyer në krijimin e shkollave të reja, ndërkohë që siguronte dhe jetën e patriotëve të tjerë kolonjarë.

Realizuesi i bustit është artisti Agim Rada, i cili tregon se kjo vepër është me përmasa të mëdha, për shkak të figurës së tij të madhe.

“Banorët më kanë treguar detaje nga jeta e tij, që kanë qenë burim frymëzimi për realizimin e këtij monumenti”, shprehet artsit.

Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare, bashkëthemelues i shoqatave për lirinë e Shqipërisë, mik i ngushtë i Petro Nini Luarasit dhe të tjerëve patriotë kolonjarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026