Juria e Kanës kurorëzon filmin nga Izraeli rreth palestinezes që gjuajti me shuplakë ushtarin izraelit

25 Korrik 2021 | 11:53

Një film izraelit që i kritikon haptazi politikat e ndjekura nga Izraeli kundër Palestinës fitoi Çmimin e Jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Filmi i titulluar ‘Gjuri i Ahed-it’ apo Ahed’s Knee – flet rreth jetës së aktivistes së re palestineze Ahed Tamimi, e cila u bë virale në rrjetet sociale pasi gjuajti me shuplakë ushtarin izraelit.

Regjisori Nadav Lapid, i tha Euronews pas ceremonisë së çmimeve se ky ishte “një film plot dhimbje dhe trishtim, për një shtet që duhet të ishte ndryshe, që mund të ishte ndryshe.”

“Por në të kundërt, [ai është një shtet] që po zhytet gjithnjë e më tepër në këto perversitete. Filmi gjithashtu flet për mua, si një izraelit, që po ndikohet gjithnjë e më shumë nga këto sëmundje sociale dhe perversitete.”

Lapid shtoi se filmi është i bazuar edhe në eksperiencat e tij personale dhe mënyrën se si ai i sheh tensionet në rritje, si pasojë e shmangies së diskutimit rreth këtyre çështjeve që nga shumë shihen si ‘kontroverse’ apo ‘tabu’.

Pamje nga protestat në Paris për liruar aktivisten Ahed Tammimi. © Jeanne Menjoulet

“Ne duhet t’i shkartisim sërish të gjitha letrat,” – tha Lapid – “dhe fakti që ky film pranohet si filmi më i mirë, mund të shërbejë për t’u kthyer në një model për regjisoret e rinj që duhet të thonë “Unë jam kinemaja, unë jam edhe kinemaja, unë nuk jam i vogël as i ngushtë, unë jam vetë kinemaja.”

Filmi sapo ka nisur të shfaqet në Izrael dhe polemikat kanë qenë të shumta.

Producentë nga Izraeli, Franca dhe Gjermania kanë bashkëpunuar për të prodhuar këtë film që në Europë do të nisë të shfaqet në shtator.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026