Arben Ahmetaj: Mos prisni kompensim çudirash, do shkojmë tek nivelet e pagës minimale
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaron se plani financiar për COVID-19 parashikon ndihma bazike dhe jo kompensim të plotë për pagat. Për biznesin e madh, ministri deklaroi se do të përjashtohet nga plani i ndihmës, gjithashtu dhe një sërë profesionesh të vetë rregulluara, siç janë avokatët, duke thënë se këto kategori duhet të “ushqehen me dhjamin e tyre”.
“Nuk po themi që do të bëjmë kompensim çudirash. Unë po e paralajmëron publikun, do të jenë ndihma bazike sepse kjo është fuqia e Shqipërisë. Po themi që nëse e ke pasur pagën 1 milion lekë dhe kur të kompensohesh, nëse do të kompensohesh kur të vijë koha, merr 1 milion lekë. Jo! Nuk është kështu do të shkojmë tek nivelet e pagës minimale, nëse numrat do të jenë më të kufizuar do të shkojmë tek një pagë e gjysmë minimale apo dy paga minimale”, deklaroi ministri.
Z. Ahmetaj duke folur më tej për këtë çështje tha se, për kompensim do të llogaritet paga bruto dhe se pjesa e sigurimeve do t’i lihet kompanive të punësimit.
“Ne do t’i referohemi borderove zyrtare. Në qoftë se kanë gënjyer kompanitë, keq kompanitë dhe për punonjësit që nuk kanë denoncuar. Sigurime dhe detyrimet shtetërore nuk ndalen, ndryshe Shqipëria do të rrjedhë gjak jo më për një kohë të gjatë, por për një javë merr fund, bëhet kaos”, theksoi ministri.
Ndër për kategorinë e të vetë punësuarve, ministri tha se do të jenë të përfshirë në ndihmën prej 65 milionë dollarë që është në dispozicion për të ndihmuar humbjen e punësimit tek të vetëpunësuar apo ndërmarrjet që kanë humbur zinxhirin ekonomik.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:27 GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
- 12:17 Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
- 11:56 Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania
- 11:48 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:42 Goditen me sende të forta 2 persona në Fushë-Arrëz, policia në kërkim të autorëve
- 11:27 Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në