Masat kufizuese nuk ndryshojnë edhe pse në Shqipëri ka infektime me “Delta”
Në të paktën dhjetë qytete të Shqipërisë janë pikasur raste me infektime nga varianti “Delta” i COVID-19, megjithatë Komiteti Teknik i Ekspertëve (KTE) i ka rekomanduar qeverisë që të mos i ndryshojë masat kufizuese.
“Masat do të jenë po ato të cilat kanë qenë më parë,” – tha zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në konferencën për shtyp të KTE-së.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico tha se autoritetet kanë konstatuar raste të dyshimta me variantin e ri të virusit në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini apo dhe Vlora.
Gjatë konferencës u tha se varianti i ri mund të infektojë dhe të vaksinuarit ku aktualisht kjo është vënë re në 6 persona – dy prej të cilët lidhen me udhëtime në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë vaksinimi u jep më tepër mundësi që ata ta kalojnë më lehtë.
Mjeku Dhimitër Kraja tha se aktualisht në Spitalin Infektiv në QSUT janë të shtruar 9 pacientë dhe se gjendja në përgjithësi është e qëndrueshme. Kraja tha se ata i përkasin grupmoshës 69-72 vjeç.
Ekspertët e shëndetësisë thanë se javët e fundit është vënë re një prirje në rritje e infektimeve dhe se kjo arsyetohet me qarkullimin e variantit të ri “Delta”. Sidoqoftë sipas ekspertëve gjendja mbetet e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë të rishikohen masat kufizuese.
KTE argumenton se pjesa që po infektohet është kryesisht mes personave të pavaksinuar dhe për këtë ata apeluan që qytetarët të mos hezitojnë për t’u vaksinuar. Sipas Komitetit deri më tani janë 500 mijë persona të vaksinuar me dy doza.
Prej 9 marsit 2020 kur u pikas rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, janë diagnostikuar 132,875 persona të infektuar, ndërsa prej rreth një muaji nuk ka raportime për viktima mes pacientëve të sëmurë.
Nga rastet totale 97.9% janë shëruar, 1.8% kanë humbur jetën, ndërsa 0.3% mbeten ende me mbartje të virusit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta