Regjisoret gra në fokus të Festivalit të Filmit në Prishtinë

26 Korrik 2021 | 15:12

Prishtina International Film Festival do të mbahet nga data 24 deri në 29 gusht dhe këtë vit nuk do të mungojë publiku, ndryshe nga 2020-ta ku edicioni u zhvillua online.

Drejtoja e festivalit, Vjosa Berisha deklaroi se në edicionin e 13 fokusi do të jetë te regjisoret gra, të cilat gjatë viteve të fundit kanë korrur suksese të mëdha në kinematografi.

“Do ta kemi fokusin dhe dhjetë gra të reja regjisore kosovare. Do të shfaqen 10 filma, disa prej tyre janë shfaqur më herët edhe në “PreFest” ose kinema, kurse disa janë premiera. Ne kemi vendosur, për shkak se kanë treguar një sukses shumë të madh të gjitha këto regjisore të reja me filmat e tyre të parë, kemi dashur që fokusin ta vëmë te këto gra,” – tha ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se në 60 filma që do të shfaqen për 6 ditë, këtë vit fimat shqip do të kenë hapësirë më të madhe.

“Disa nga gjërat që mund t’i zbuloj bashkë me ju është se do të ketë premiera të filmave që flasin shqip, që zakonisht audienca jonë i do shumë. Kjo për shkak se janë punuar shumë filma nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe kanë pasur suksese ndërkombëtarisht,” – u shpreh Berisha.

Drejtoja e festivalit bëri me dije se në garë janë 30 filma. Pas shfaqjes së filmave do të ketë dhe aktivitete të tjera me ekspertë të ftuar nga jashtë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026