FSHF kërkon hapjen e stadiumeve me kapacitet të plotë për ndeshjet e “Conference League”
Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Komiteti Teknik të Ekspertëve që të hapen stadiumet në kapacitet maksimal për takimet e skuadrave shqiptare që garojnë në Conference League.
Në shkresën zyrtare, kërkohet që edhe në ndeshjet e kombëtares në muajin shtator “Air Albania, respektivisht ndaj Hungarisë dhe San Marinos, të mos ketë kufizime sa i takon kapacitetit, por tifozët të zbatojnë një sërë rregullash rigoroze kundër COVID, si dhe të lejohen në stadium vetëm personat e vaksinuar.
Të dielën, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi praninë e variantit Delta në Shqipëri.
Ndërkohë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi se prania e variantit Delta është hasur në fund të muajit maj.
Megjithatë qeveria ka vendosur që të mos ashpërsojë masat anti-COVID.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)