Festa që dyshohet se përhapi masivisht coronavirus në Lombardi

21 Mars 2020 | 18:46

Ajo që u konsiderua si një nga festat më të mëdha të Bergamos, po kthehet në tragjedi. Atalanta mundi Valencian në një ndeshje të vlefshme për Champions League, e cila u luajt më 19 shkurt në stadiumin “San Siro”, të Milanos.

Atalanta është ekip i Bergamos, qytet me 122 mijë banorë dhe 1/3 prej tyre ishte atë mbrëmje në Milano, pasi në stadium gjendeshin 43 mijë tifozë të tyre.

Përfundimi i ndeshjes me rezultatin 4-1, bëri që mbrëmja të ishte në një festë të madhe, por askush nuk e kishte menduar se do të kthehej në një “bombë”.

Në stadium kishte dhe shumë të moshuar të cilët e kishin ndjekur ekipin e tyre që kur luante në Seria B dhe Seria C.

Sipas autoritetit për mbrojtjen civile në Itali, kjo ndeshje mund të jetë bërë shkak për përhapjen masive të coronavirusit në Lombardi, madje dhe me pasoja për Spanjën, pasi kishin udhëtuar 2 500 tifozë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026