Biden akuzon Rusinë për sulmet kibernetike në rritje

28 Korrik 2021 | 09:51

Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi se “një luftë e vërtetë” mund të nisë nga sulmet kibernetike, kërcënime këto që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Biden e bëri deklaratën gjatë një vizite në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në Virxhinia.

Presidenti iu drejtua kryesisht Rusisë dhe tha se lufta me këtë “superfuqi” do të vijë si pasojë e përplasjeve kibernetike, një rrezik që Uashingtoni e sheh gjithnjë në rritje.

“Putin është duke qëndruar në krye të një ekonomie që ka armë bërthamore dhe puse nafte dhe asgjë tjetër, asgjë tjetër,” – u shpreh Biden, i cili në mënyrë ironike e cilësoi presidentin rus si “mikun e tij të ngushtë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Rusinë për përhapjen e keqinformimit në lidhje me zgjedhjet për Kongres të vitit të ardhshëm në SHBA, të cilat i konsideroi “një shkelje e pastër e sovranitetit”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026