Kryeministri grek: Republika e Qipros, i vetmi shtet legjitim në ishull
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades gjatë një takimi në Athinë konfirmuan angazhimin e përbashkët drejt paqes pavarësisht provokimeve të Turqisë.
Dy liderët shprehën mirënjohjen e tyre që Këshilli i Sigurimit dhe BE dënuan aksionet e Ankarasë.
Kryeministri grek e bëri të qartë se Republika e Qipros është i vetmi shtet legjitim në ishull.
Ndërsa, presidenti i Qipros në një intervistë ekskluzive për Euronews në Greqi nuk përjashtoi mundësinë se do të përdorë veton kundër Turqisë, ndonëse është gjithnjë i gatshëm për të mirëpritur një raund të ri bisedimesh duke iu përmbajtur rezolutës së Këshillit të Sigurisë. Ai dënoi hapjen e qytetit Varosha dhe hodhi poshtë planet që synonin ndarjen e përhershme të ishullit
Të dy udhëheqësit përshëndetën dënimin ndërkombëtar të aksioneve të Turqisë dhe i kushtuan vëmendje të veçantë deklaratës së diplomatit të BE, Josep Borrell.
Më konkretisht, Bashkimi Europian dënoi planin nga udhëheqësit turq dhe qipriotë turq për të rihapur pjesërisht vendin e braktisur të Varosha dhe bëri thirrje për një ndryshim të menjëhershëm të vendimit.
Ankaraja pretendon se bashkësia ndërkombëtare ka rënë viktimë e propagandës dhe dezinformatave për të cilat fajësohet Athina.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)