Festivali ‘Butrinti 2000’, artistët sjellin pjesët më të bukura të 2 dekadave edicione
“Butrinti 2000” është festivali i përvitshëm i cili në sezonin e verës mbledh artistë nga e gjithë bota për të luajtur në skenën e improvizuar të amfiteatrit. Por për të dytin vit me radhë, për shkak të pandemisë COVID-19, festivali kulturor nuk është zhvilluar.
Për të mos humbur gjurmët, organizatorët mblodhën pjesët më të bukura në këto 2 dekada për t’i shfaqur për publikun në Bulevardin e Sarandës.
“Nuk ndenjëm duarkryq, thamë të sjellim diçka nëpërmjet imazhit të gjithë atij pothuajse 20-vjeçari që ka festivali i Butrintit dhe bëmë një dokumentar”, tha Alfred Bualoti, drejtor i festivalit.
Artistët shpresojnë që vitin e ardhshëm të rikthehen në skenën 2400 vjeçare të Butrintit.
“Është i vetmi festival që mund t’i kulturës sonë një mundës për të shprehur vetveten në një hapësirë më universale sesa Saranda”, tha studiuesi i teatrit Josif Papagjoni tha se ky festival duhet bërë i përvitshëm që të ndiqet edhe nga brezat në vijim.
Ndërsa regjisori Piro Milkani tha se ky festival duhet bërë i përvitshëm që të ndiqet edhe nga brezat në vijim.
Për poetin Koço Vogli, festivali i organizuar ndër vite në Butrint i jep qytetit bregdetar një tjetër prestigj edhe në arenën ndërkombëtare të artit.
Festivali në fjalë është vënë në jetë për herë të parë në vitin 2000 dhe më pas u kthye në traditë duke sjellë në Butrint trupa teatrale nga e gjithë bota.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta