Policia kap sërish kokainë në ngarkesat e kompanisë “Alba Exotic Fruit”
Për të tretën herë brenda muajit korrik policia i kapi sot kokainë ngarkesave të kompanisë “Alba Exotic Fruit” në portin e Durrësit.
Në një njoftim për shtyp policia tha se kapi 7.25 kg si pjesë e operacionit “Rada” nisur më 13 korrik. Prej vititi 2019 autoritetet kanë gjetur katër herë drogë (totali rreth 162.5 kg) në ngarkesat e kompanisë “Alba Exotic Fruit”:
-
-
- 7.25 kg më 29 korrik 2021;
- 6.5 kg më më 24 korrik 2021;
- 11.675 kg më 13 korrik 2021;
- 137 kg më 27 gusht 2019;
-
“Alba Exotic Fruit” importon prej vitit 2011 fruta nga vendet e Amerikës së Jugut. Kompania është në zotërim të Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit, i cili u arrestua më 13 korrik kur policia zbuloi ngarkesën e parë gjatë këtij muaji. Gumeni ka mohuar të ketë lidhje me drogën.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe Dautin. Ky në vitin 2019 qe shprehur për mediat se kompania e tij mbante përgjegjësi vetëm për mallin brenda kontejnerit dhe jo për sendet e fshehura në të.
Vitet e fundit policia ka kapur sasi të shumta kokaine të fshehur në kontejnerët me porosi frutash nga Amerika e Jugut. Deri më sot këto sasi nuk janë lidhur me asnjë bandë të caktuar kriminale, por vetëm me pronarët e kompanive importuese të frutave.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)