Mbi 70 të prekur në ditë në Kosovë, Delta sjell valë infektimesh
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të premten u regjistruan 70 raste me COVID-19 dhe të shtunën 92. Ky ritëm i shpejtë infektimesh po ndihet edhe në spitalin infektiv të Prishtinës.
Një nga zyrtarët e klinikës infektive, Arben Vishaj tha se të shtruar janë 19 pacientë dhe fluksi po shtohet. Nga këta 3 janë në mjekim intensiv, ku njëri në gjende kritike. Vishaj deklaroi se 12 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Sipas drejtorit të departamentit të Mikrobiologjisë Xhevat Jakupi, shumica dërrmuese e këtyre pacientëve janë të infektuar me variantin Delta, i cili po shfaq forma të rënda klinike.
Prania e variantit Delta, po shton çdo ditë e më shumë numrin e të rasteve të reja dhe shtrimet në spital prandaj autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga sëmundja.
Që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani, janë injektuar 413 mijë doza gjithsej dhe 137 mijë qytetarë kanë marrë dy vaksina.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova raporton numër të lartë të rasteve aktive me COVID-19
- Kosova lehtëson masat anti-COVID, lejohen dasmat dhe hapen klubet e natës
- Në Kosovë rastet aktive me COVID-19 mbeten të larta
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës