Ish-anëtarët e kryesisë së PD në Korçë tregojnë arsyet e dorëheqjeve

1 Gusht 2021 | 12:00

14 anëtarë të Partisë Demokratike në Korçë dhanë dorëheqjen më 27 korrik, duke bërë përgjegjës për shkatërrimin e partisë në këtë qytet kryetarin, Lulzim Basha.

Kjo është hera e parë në historinë e një partie në opozitë që të gjithë drejtuesit e degës së një qyteti japin dorëheqjen në bllok.

Fatbardh Kadilli dhe kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano u shprehën se shpërfillja dhe arroganca me të cilën janë trajtuar strukturat, kanë çuar deri në shpërbërjen e saj.

Anëtarja e kryesisë Viola Tase akuzoi Lulzim Bashën se e kishte kthyer PD-në në parti klienteliste.

Këto deklarata ishin fundi i një konflikti të brendshëm që nga momenti kur Lulzim Basha hartoi listat për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Dega e Korçës mendonte se Basha kishte listuar njerëzit e tij neper vendet e para.

Burime për Euronews Albania thonë se një situatë të ngjashme po kalojnë degët e Durrësit, Lushnjës, Vlorës dhe Shkodrës.

Partia Demokratike mori 5 mandate nga 11 në këtë qark, një rezultat që u quajt i kënaqshëm nga analiza e brendshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026