Kurti: “Ballkani i Hapur”, lë mundësi për ndikime nga Rusia dhe Kina

1 Gusht 2021 | 16:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin mes Ramës, Vuçiç dhe Zaevit mbajtur në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” duke thënë se problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mos ballafaqimi i Presidentit të Serbisë me të kaluarën.

Sipas Kurtit, tregu i përbashkët që është edhe synimi kryesor i kësaj iniciative duhet të nënkuptoi demokratizim dhe sundim të ligjit në vendet tona, por kjo shtoi ai është e pamundur për sa kohë Serbia nuk e pranon të kaluarën pasi ka shkaktuar “katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20”.

Lidhur me ndryshimin e emërtimit nga “Minishengen” në “Ballkan të Hapur”, kryeministri i Kosova tha se nuk është i entuziazmuar nga ky ndryshim, pasi ky emër nënkupton hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze.

“‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës, siç e dimë që vazhdojnë të jenë masivisht jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha ai.

Ndërsa për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti u shpreh se ajo duhet të jenë marrëdhënie gjithnjë të mira dhe nuk duhet të përcaktohen “as nga kryeministri i Kosovës e as nga ai i Shqipërisë”.

Ai shtoi se dy vendet janë pjesë e një kombi dhe “qytetarët e të dyja vendeve i kanë marrëdhëniet vëllazërore, ndërkaq prej politikanëve, qofshin ato edhe prej kryeministrave si Edi Rama dhe puna ime mbetet vetëm ta përfaqësojnë këtë vullnet e interes të qytetarëve”.

I pyetur nga gazetarët për shkarkimin e mundshëm të ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ku u përgjigj shkurt “Jo”. Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë në një bashkëbisedim me poetin Xhevdet Bajraj, në kuadër të Panairit të Librit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026