Policia e Durrësit arreston 2 persona dhe ndalon një të dyshuar për 8 vjedhje

3 Gusht 2021 | 10:44

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 qytetarë dhe ka ndaluar një tjetër i cili dyshohet si autor i 8 vjedhjeve në këtë qytet.

Dejvid Karaboja, 29-vjeçari, banues në lagjen nr.7 u arrestua për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa gjatë kontrollit nga policia iu gjet në çantë edhe një sasi e konsiderueshme lekësh, por shuma nuk është bërë e ditur.

Ndërkohë nga një operacion i Policisë Durrës me “Shqiponjat” u arrestua Denis Kapidani, 37 vjeç të cilit iu kap një sasi kanabis, disa vepra arti me vlera historike, makineri të lojërave të fatit, uniforma policie me simbolet e tyre, municion luftarak dhe armë të ftohta.

Sipas burimeve, janë zbardhur 8 vjedhje të ndodhura në Durrës. Policia ka arrestuar Andrea Dervishin të dënuar edhe më parë për vjedhje në lagjen 13 gjatë muajve qershor-korrik. 19-vjeçari dyshohet të këtë marrë nëpër banesa lekë, celularë dhe bizhuteri floriri.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026