27 agjentë të BKH nisin detyrën, zv. ambasadori amerikan: Tregoni se pandëshkueshmëria ka mbaruar
Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë zyrtarisht 27 hetues në detyrë duke nisur nga dita e hënë pas përfundimit të trajnimit nga FBI.
Zv. ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith gjatë fjalës së mbajtur në përfundim të trajnimit tha se Shqipëria ka nevojë që “të hetoni disa nga krimet më të rëndësishme në këtë vend – korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
“BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar”, tha diplomati amerikan.
Demian Smith bëri një krahasim me FBI duke thënë se gjithashtu ky organ hetimor në SHBA e ka nisur punën në vitin 1908 me 34 agjentë.
Ndonëse BKH në organikë ka 60 hetues, me vënien në funksion me gjysmën e organikës, vihen në funksion të gjitha organet e krijuara nga reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016.
“Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar”, përfundoi Smith.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit