Zjarret në vend, shqetësuese situata në Kalimash, Voskopojë e Dukat

9 Gusht 2021 | 10:03

Vijon përhapja e vatrave të zjarrit në gjithë vendin. Aktualisht janë disa vatra zjarri që po përhapen me ritme shumë të shpejta nga veriu në jug, ku më problematiket janë në Kalimash, Voskopjë dhe Dukat, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Serioze paraqitet serioze në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku janë përqendruar të gjitha forcat, por ka rrezik për ndryshimin e situatës për shkak të kushteve atmosferike. Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat i Ri, në Gadishullin e Karaburunit, e cila paraqitet me rrezikshmëri, pasi ka përhapje në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Vatra më e nxehtë është ajo në majën e Rrunës, në Kukës pikërisht në pjesën sipër tunelit të Kalimashit.

Gjithashtu serioze paraqitet në Voskopojë, kur flakët kanë avancuar, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh. Një tjetër vatër serioze është ajo në fshatin Thirrë, në qarkun e Lezhës.

Ndërkohë, janë raportuar edhe disa vatra të reja, njëra në fshatin Patalej në Lezhë, një tjetër vatër në Gjallicë në Kukës, me përmasa të vogla, si dhe një vatër në fshatin Cakran të Fierit, e cila ishte shuar 10 ditë më parë nga Forcat e Armatosura dhe është riaktivizuar.

Në fshatin Corrush në Mallakastër janë izoluar dy vatra, por puna vijon për izolimin e flakëve në tre vatra të tjera aktive, të cilat janë në terren të vështirë.

Në fshatin Bogë, në Shkrel është aktivizuar një vatër zjarri mbrëmjen e djeshme, por nuk paraqet rrezik për banesat. Një vatër zjarri është njoftuar në Parkun e Tomorrit në lartësinë mbi 1500 m, por situata po ndiqet nga forcat vendore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026