Protesta në Athinë, qytetarët kritikojnë autoritetet: Nuk kanë investuar për zjarrfikësit

10 Gusht 2021 | 12:01

Qindra protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Athinës për të shprehur zemërimin e tyre për mënyrën sesi qeveria po menaxhon situatën nga zjarret që kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë.

Demonstruesit, nga grupet e majta dhe organizatat mjedisore, kritikuan autoritetet për mungesën e fondeve për stafin e njësive speciale të zjarrfikësve, automjeteve, si dhe politikave të pafavorshme ndaj mjedisit.

“Ne po protestojmë kundër qeverisë që ka lënë që vendi të digjet, për shkak se ka vendosur prioritet fitimet dhe jo njerëzit. Ne po protestojmë sepse japin miliona për blerjen e avionëve luftarakë dhe policinë dhe nuk kanë investuar për zjarrfikësit,” u shpreh një nga protestuesit.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi falje për çdo dështim në mënyrën e menaxhimit të situatës nga zjarret, duke thënë se do të korrigjojë gabimet dhe premtoi kompensim për ata që humbën pronën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026