Epidemiologu Alban Ylli: COVID-19 shumë ngjitës, nuk ka gjasa të iki vet. Në Shqipëri gjurmimi i kontakteve 50-60%
Alban Ylli, shefi i sektorit për sëmundjet kronike dhe politikat shëndetësore në ISHP, në një lidhje ‘live’ me studion e Ilva Now foli lidhur me masat e ndërmarra kundër COVID-19.
Z. Ylli u shpreh se në një kohë që kanë kaluar dy javë që kur virusi ka hyrë në qarkullim, ka pasur një pik, pastaj një frenim dhe rastet e fundit mund të jenë provë e rritjes më të shpejt të virusit tek ne.
“Pritet për t’u parë, pasi sjellja e kësaj sëmundjeje është duke u ndikuar nga faktorë të jashtëm si ndërhyrja drastike. Kemi përplasje mes masave drastike që e kanë ulur mundësinë për kontakt, por është e pamundur që risku të bëhet 0”, – tha ai.
I pyetur lidhur me nivelin e gjurmimit të kontakteve me personat e infektuar si një nga mënyrat më të mira për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, mjeku Ylli u shpreh se në vendin tonë po bëhen përpjekje maksimale për të arritur gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e tyre, por shtoi se në këtë proces duhet të angazhohen sa më shumë shtresa të shoqërisë.
“Unë kam informacione nga kolegë që punojnë në terren se bëhen përpjekjet maksimale për të identifikuar kontaktet dhe për t’i izoluar. Nuk është e thjeshtë. Përvoja nga Kina na ka mësuar se duhet angazhim i gjithë shoqërisë në këtë proces.
Burimet e shëndetësisë tek ne nuk janë të pafundme. Në Kinë janë angazhuar në mënyrë masive forca të ndryshme të komunitetit dhe në një farë mënyrë kanë arritur deri në 90 për qind të gjurmimit. Në Shqipëri gjurmimi është 50-60 për qind, ka shumë punë për të bërë. Unë besoj se është duke u bërë përpjekje për t’u identifikuar çdo person që mund të transmetojë infeksionin. Është e pamundur të gjurmohen të gjithë”, tha ai.
Epidemiologu shpjegoi se ndryshe nga ç’ka ndodhur me viruset e tjera të së njëjtës familje, si virusi SARS dhe MERS që transmetoheshin vetëm nga personat e sëmurë, në rastin e COVID-19 procesi vështirësohet për faktin se transmetimi bëhet edhe nga persona që mund të jenë bartës të virusit dhe nuk kanë asnjë shenjë klinike.
“Ndaj është e vështirë të kontrollohen të gjithë personat që mund të kenë virusin, por s’kanë asnjë shenjë, në përhapjen e tij nuk përjashtohet edhe shtrëngimi i dorës. Virusi mund të qëndrojë pak në ajër, dhe zakonisht ngjitet përmes spërkaleve, që më pas bien dhe ndotin mjedisin rreth e qark”, – tha epidemiologu, teksa shtoi se ky virus është shumë ngjitës dhe gjasat që ai të zhduket vetë me ngrohjen e motit, janë të vogla.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit